February 10, 2026
1 min read

Nënkryetar komune apo deputet, flet Kujtim Gashi

Kujtim Gashi ka fituar votat e nevojshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka thënë për IndeksOnline se do ta mbaj postin e deputetit.

Ish-ministri i Kulturës është rikthyer në Grupin Parlamentar të PDK-së pas një mungese disa vjeçare.

Ai shërbeu si nënkryetar i komunës së Prizrenit në mandatin e kaluar të udhëhequr nga Shaqir Totaj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur për nesër seancën për konstituimin e Kuvendit.

Po ashtu, ish-kryeparlamentari Glauk Konjufca pret që nesër të formohet edhe qeveria

Latest from Blog

Vazhdon nesër seanca gjyqësore ndaj Nagip Krasniqit

Gjatë ditës së nesërme në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi. Ai po akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim
Go toTop