February 9, 2026
1 min read

Nenzo rikthehet pas katër vitesh me “Realitet”, kritikë e fortë ndaj skenës muzikore

Rikthehet reperi Nenzo me projektin e tij më të ri “Realitet”, një këngë që vjen si një mesazh i drejtpërdrejtë dhe pa filtra për shoqërinë dhe skenën muzikore. I lindur në Drenicë dhe që jeton në Belgjikë, ai mbetet i lidhur fort me rrënjët dhe publikun shqiptar.

Pas një pauze katërvjeçare nga muzika, rikthimi i tij nuk vjen rastësisht. Sipas Nenzos, edhe pas gjithë kësaj kohe, shumë artistë vazhdojnë të flasin për të njëjtat tema, ndërsa skena muzikore ka mbetur në të njëjtin vend, pa zhvillim të vërtetë dhe pa hapësirë për zëra të rinj.

Ai thekson se talenti nuk mungon. Në Kosovë ka plot artistë të rinj me potencial, por studiot kryesore nuk po u japin shansin e merituar. Shumica prej tyre, fatkeqësisht, nuk janë në gjendje të mirë financiare, duke e bërë rrugën drejt muzikës edhe më të vështirë dhe shpesh të paarritshme.

Këto mesazhe pasqyrohen qartë edhe në këngën “Realitet”, ku reperi përmend drejtpërdrejt Big Brother-in, duke e cilësuar si një produksion të fëlliqtë dhe një shembull negativ për publikun. Përmes këtij projekti, Nenzo sjell një qasje më të ashpër, më të sinqertë dhe më reale, duke prekur tema që lidhen me ndikimin e mediave, jetën e përditshme dhe sfidat e të rinjve.

“Realitet” vjen si një zë ndryshe në skenë, një rikthim që synon të trazojë ujërat dhe të rikthejë fokusin te mesazhi, e jo vetëm te zhurma.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop