by
September 29, 2025
1 min read

“Nëse je BABA, je përgjegjës për qeverisjen, problemet e hallet e njerëzve”

Ish-ministri i Jashtëm në detyrë dhe ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka reaguar me tone kritike ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Përmes një deklarate në emisionin “Kosova Live” në T7, Selimi ka thënë se nëse Kurti e quan veten “baba”, atëherë duhet të marrë përgjegjësinë për qeverisjen dhe përballjen me problemet e qytetarëve gjë që sipas tij ai nuk po e bën.

“Nëse je BABA, atëherë je përgjegjës për qeverisjen, problemet dhe hallet e njerëzve”, ka theksuar Selimi, duke nënvizuar se kryeministri nuk mund të ikë nga përgjegjësitë që i takojnë pozitës dhe premtimeve të tij.

Latest from Blog

“Prishtina Parking” nis ekzekutimin e pagave

Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking” ka nisur ekzekutimin e pagave për punëtorët, pasi këta të fundit protestuan gjatë ditës për shkak të vonesës së tyre. Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Prishtina Parking”,
Go toTop