February 10, 2026
1 min read

Nesër mbrojtja e Thaçit i thotë fjalët përfundimtare

Ka përfunduar dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë.

Në fund të kësaj seance u bë e ditur se nesër fjalët përfundimtare do t’i thotë mbrojtja e Hashim Thaçit.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, prokurorët e Hagës vazhduan me pretendimet se ish-krerët e UÇK-së kishin përgjegjësi më të lartë se sa thuhet nga vet ata.

Po ashtu, si dje nga kryeprokurorja Kimberly West, ashtu edhe sot nga prokurori Matthew Howling, u tentua diskreditimi i dëshmitarëve ndërkombëtarë, të thirrur nga mbrojtja e Thaçit.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop