July 17, 2026
1 min read

Nga finalja e Kupës së Botës te një aferë e vjetër që bëri bujë

Arbitri slloven Slavko Vinçiq do të drejtojë finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, që zhvillohet të dielën në stadiumin “MetLife” në New Jersey.

Vinçiq, i cili do të jetë në krye të një tresheje sllovene të arbitrimit, vite më parë ishte përmendur në një rast policor në Bosnje e Hercegovinë, ku u arrestua gjatë një operacioni ku ishte e përfshirë edhe Tijana Maksimoviq, e njohur si Tijana Ajfon.

Sipas raportimeve të kohës, ai ishte mes personave të ndaluar në një vilë pranë Bjelinës, ndërsa më pas deklaroi se ndodhej aty rastësisht për një takim pune dhe se nuk kishte lidhje me personat e arrestuar.

Ky rast nuk e pengoi karrierën e tij, pasi Vinçiq vazhdoi të drejtojë ndeshje të rëndësishme evropiane dhe tani ka marrë detyrën më të madhe në karrierën e tij, finalen e Kupës së Botës, raporton /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop