Sot policia në Ferizaj po zhvillon një fushatë ndërgjegjësimi për mospërdorimin e telefonit dhe vendosjen e rripit të sigurisë gjatë ngasjes së makinës.
“Një sekond në telefon, mund të bëhet shumë vonë”, është moto e kësaj fushate.
Përmes një lidhje direkte në emisionin “Fol me Arin”, Arsim Roshaj nga Policia e Kosovës tha se që nga janari në rajonin e Ferizajt janë shqiptuar mbi 2 mijë gjoba për përdorim të telefonit.
“Në bazë të statistikave që kemi nxjerrur ne nga muaji janar të këtij viti, deri në shtator në rajonin e Ferizajt janë shqiptuar 2 mijë e 54 gjoba ndaj kundërvajtësve të cilët e kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes së automjetit”, u shpreh tutje ai.