January 28, 2026
1 min read

Ngacmohet seksualisht një grua në Gjilan

Një burrë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:30.

I dyshuari,  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Latest from Blog

Go toTop