November 13, 2025
1 min read

Ngjarje e rëndë në Francë: Vritet me shkop bejsbolli 50-vjeçari nga Kosova

Një burrë 50-vjeçar nga Kosova u rrah për vdekje me shkop bejsbolli të dielën në Annecy (Haute-Savoie) të Francës.

Një hetim për vrasje me dashje është hapur pas vdekjes të hënën të një burri 50-vjeçar nga Kosova, i cili u rrah me shkop bejsbolli të dielën në Annecy, tha policia për AFP.

Incidenti ndodhi rreth orës 13:30 të 9 nëntorit. Sipas policisë, viktima u godit në fytyrë nga një ose më shumë persona të cilët më pas ikën në këmbë.

Sipas raportimeve të mediave në Francë, burri rreth të pesëdhjetave u dërgua në spital para se ta ndërronte jetë  pas plagëve të marra.

Hetimi, i hapur për vrasje me dashje i është besuar Divizionit të Krimit të Organizuar dhe të Specializuar (DCOS).

Latest from Blog

Banorët nisin përgatitjet për Prime

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur përgatitjet për PRIME. Në hapësirat e BBVK-së kanë arritur make-up artisët të cilët po përkujdesen që vajzat dhe djemtë të shkëlqejnë sonte.
Go toTop