Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kamëz, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve të raportuara, i dyshuari, Ngushëllim Manzi, 40 vjeç, i cili dyshohet se punon si ushtarak, ka vrarë dy vëllezër dhe ka plagosur vëllanë e tyre të tretë.
I plagosuri është transportuar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga autoritetet.