July 16, 2026
1 min read

Ngjarje e rëndë në Shkodër, një person plagoset me thikë në poliklinikë

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në ambientet e poliklinikës së Shkodrës dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e konfliktit që çoi në plagosje.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, duke marrë dëshmi nga stafi dhe personat që mund të kenë informacione për rastin. Gjithashtu pritet të shqyrtohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop