October 10, 2025
1 min read

Nis dëshminë personi që ia dha veturën me qira, Granit Plava ka një kërkesë

I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava ka kërkuar që të rishikohen kamerat në momentin që ai ka marrë me qira veturën.

Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi, kjo vjen pas dëshmisë së Aulon Pajazitit, personit që i dha me qira veturën të akuzuarit.

Pajaztit gjatë dëshmisë së tij, tha se Granit Plava kishte shkuar ta merrte veturën me qira, me një person tjetër në një veturë të tipit “Range Rover”, transmeton Klankosova.tv.

Dëshmitari deklaroi se personin me të cilin ishte Graniti atë ditë, nuk e njihte.

Latest from Blog

Go toTop