Ka nisur takimi i thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me krerët e partive politike për ta caktuar datën e zgjedhjeve, njofton Klankosova.tv.
Në takim po marrin pjesë: Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, Lumir Abdixhiku kryetar i LDK-së, Fatmir Limaj i Nismës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Emilija Rexhepi nga Partia e Re Demokratike (NDS).
Takimi vjen një ditë pasi i mandatuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca nuk arriti t’i sigurojë votat për ta bërë Qeverinë.