Një person është arrestuar në Zhur të Prizrenit pasi që në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 40 fishekë dhe një thikë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Zhur, Prizren / 10.03.2026 – 19:25. Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndalur veturën cilën e drejtonte i dyshuari kosovar dhe gjatë kontrollit te i njëjti në veturë është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 40-fishekë dhe 1-thikë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.