September 12, 2025
1 min read

Një ditë para fushatës, kandidati i Guxo në Gjilan tërhiqet nga gara për kryetar!

Një ditë para fillimit të fushatës kandidati  për kryetar të Gjilanit nga Guxo Ilir Poroshtica, është tërhequr nga gara.

Poroshica ka thënë se vendimin për tërheqja nga gara e mori për arsye perosnale, pas shumë reflektimesh dhe  përgjegjësie qytetare.

“Pas shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare, për arsye personale, tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Gjilanit.  Falënderoj çdo qytetar që më mbështeti. Si pjesëmarrja në garë, si heqja dorë, janë akt i vetëpërcaktimit.  Pavarësisht largimit të shpejtë nga gara, dorëheqjes nga anëtarësia dhe çdo pozicion partiak, do të vazhdoj të kontribuoj në shoqëri, siç kam bërë vazhdimisht”, ka shkruar Poroshica në Facebook.

Latest from Blog

Go toTop