Një grua është gjetur pa shenja jete në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima është gjetur nga familjarët.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë 26.06.2026 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete nga familjarët. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”.