September 17, 2025
1 min read

Një grua në Vushtrri sulmon nënën e saj, gjatë arrestimit lëndon dhe policen

Një grua është arrestuar në Vushtrri për shkak se e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar nënën e saj.

Gjatë arrestimit, e dyshuara ka lënduar edhe një zyrtare policore.

Policia bën të ditur se viktima dhe e dyshuara kanë pranuar trajtim mjekësor. Poashtu trajtim mjekësor ka pranuar edhe zyrtarja policore.

Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Latest from Blog

Go toTop