December 15, 2025
1 min read

Një person vdes nga infarkti duke drejtuar veturën pranë shkollës “Model” në Prishtinë

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti derisa po drejtonte automjetin e tij pranë shkollës “Model” në Prishtinë.

Sipas informatave fillestare, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ndodhen ende Policia e Kosovës, ekipi mjekësor dhe autoambulanca.

Vetura e viktimës ka përfunduar mbi mbrojtësen e rrugës, ndërsa nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.

Latest from Blog

Go toTop