Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.
Sipas policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku edhe u intervistua.
Nga ai u konfiskuan dy telefona.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, deklaron policia./