September 26, 2025
1 min read

Një punëtor 50-vjeçar humb jetën në një fabrikë në Suharekë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Suharekë, ku një punëtor i fabrikës “NewBalkan”, me inicialet M.D., ka humbur jetën gjatë orarit të punës.

Rasti e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se i ndjeri ishte lënduar aksidentalisht, ku dyshohet se është goditur nga një pjesë metalike e një vinçi.

“I lënduari është transportuar me autoambulancë të QKMF Suharekë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka mbërritur pa shenja jete”, tha Bytyqi.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë siguruar perimetrin dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop