E lindur dhe rritur në Kosovë, Rrezja po shfaqet si një emër premtues në skenën muzikore.
Hapat e saj drejt suksesit kanë nisur herët, me të zbuluar se ka talent për muzikë. Andaj zgjodhi të studiojë pikërisht muzikën.
Rrezja ka qenë pjesë e spektaklit “The Voice Kids of Albania” në moshën 9-vjeçare, një eksperiencë që ka ndikuar në formimin e saj artistik.
Artistja e re nuk është vetëm interpretuese, por edhe autore e këngëve të saj.
Ajo kompozon dhe shkruan vetë tekstet, duke sjellë një identitet të veçantë në krijimtarinë e saj.
Projekti i saj më i fundit, “Girl Like Me”, shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e saj.