September 24, 2025
1 min read

Njëherë e ngacmoi e pastaj e xhiroi një femër në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një mashkull si të dyshuar për veprën penale “ngacmim/fotografim dhe incizim i paautorizuar”.

Sipas raportit, rasti ka ndodhur më 17 shtator 2025, rreth orës 11:00 në Prishtinë, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, më 23 shtator 2025 është bërë arrestimi i tij.

Viktima e kësaj ngjarjeje është një femër kosovare.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Policia apelon për denoncim të menjëhershëm të çdo rasti të ngjashëm, për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop