October 21, 2025
1 min read

Njëri nga organizatorët e protestës për krerët e UÇK në Tiranë: Edi Rama s’ka kërkuar të mbajë fjalim

Një ndër organizatorët kryesorë të protestës së fundit lidhur me luftëtarët e UÇK-së në Hagë, Shkëlqim Hajdari, hodhi poshtë spekulimet rreth përfshirjes politike të lartë në këtë tubim.

Gjatë një interviste në emisionin “Trialog” në RTSH 1, me moderatore Alba Alishani, Hajdari sqaroi se pretendimet se Kryeministri Edi Rama do të mbante një fjalim në shesh janë “nuk janë të vërteta “.

“Grupi organizator nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Rama se ai donte të fliste,” deklaroi Hajdari. Ai vlerësoi qasjen e Kryeministrit, duke thënë: “Rama ka qenë korrekt. Ai ka përshëndetur protestën, por nuk ka pasur asnjë ndikim politik në organizimin e saj dhe as ka kërkuar që të flasë“, tha ai për Rtsh.

Latest from Blog

Go toTop