September 29, 2025
1 min read

Noteres shqiptare i sekuestrohet pasuri e dyshimtë prej 3 milionë euro

Policia në Tiranë ka sekuestruar 18 asete me vlerë 3 milionë euro, me burime të dyshuara kriminale.

Siç raportojnë mediat shqiptare, noterja 35-vjeçare, Sanja Telhallari, ka qenë përfituese e këtyre burimeve kriminale.

Ndërsa Policia ka bërë të ditur se asetet e sekuestruara janë: 13 pasuri të paluajtshme dhe pesë llogari bankare.

Paralelisht po kryhen veprime hetimore dhe procedurale, për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të 35-vjeçares, me burime të dyshimta, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore burimin e të ardhurave të kësaj shtetaseje.

Derisa lidhur me rastin, hetimet dhe veprimet operacionale janë ende në vazhdim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Latest from Blog

Go toTop