Christopher Hill është pyetur nëse ka pasur dijeni në lidhje me nismën e Sllobodan Millosheviqit për “krijimin e një njësie lokale policore” në fshatrat e pjesës perëndimore të Kosovës.
Ai u përgjigj me “jo”, dhe vazhdoi duke treguar se jo çdo nismë e Millosheviqit u raportohej.
“Jo, por po të kisha qenë në dijeni të kësaj gjëje, do të thoja që është një ide e keqe. Jo çdo nismë e tij na raportohej, të them të drejtën as seriozisht nuk e merrnim”, u shpreh diplomati amerikan.
Më tej, Hill foli për negociatat e janarit të vitit 1999, një shkëmbim i vetëm që kishte ndodhur mes UÇK-së dhe ushtarëve të konfliktit.
Ai tha se ishte në dijeni për këto negociata, të cilat i quajti “çështje madhore”, sepse siç potencoi ai, nuk ishte bërë asnjëherë më parë diçka e tillë.
“Millosheviq planifikonte të merrte masa ndëshkimore nëse do të bëhej diçka e tillë”, deklaroi Hill.