Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i afrohet shpalljes së rezultateve përfundimtare të rundit të parë të zgjedhjeve lokale që u mbajt më 12 tetor.
KQZ njofton se tashmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht në shtatë vendvotimet e caktuara.
Sipas rezultatit të publikuar, kandidati i LDK-së dhe njëherësh kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama ka marrë 68 vota.
Katër më tepër, pra 72, i ka marrë kandidati i LVV-së Hajrulla Çeko.
Uran Ismaili, i PDK-së ka marrë 56 vota, e Bekë Berisha nga AAK nuk i mori më shumë se gjashtë vota.
Kandidatja e PSD-së Besa Shahini, i mori tri vota, kurse Merkur Beqiri i Alternativës, nuk e mori asnjë votë me kusht.