January 16, 2026
1 min read

Operacion i madh bastisjeje në burgun e Dubravës

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar një operacion të gjerë bastisjeje me qëllim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjen e sigurisë brenda institucionit.

Gjatë operacionit, sipas ShSKUK-së, janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe hapësirat e jashtme, salla e sportit dhe ambientet e tjera përcjellëse.

Në aksion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësiti special K9.

Pas përfundimit të bastisjes nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.

Po ashtu, në njoftim thuhet se gjatë kontrollit janë larguar sende të tepërta nga dhomat e të burgosurve dhe hapësirat e përbashkëta.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop