July 18, 2026
1 min read

Operacion kundër drogës në Podujevë, një person përfundon në pranga

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion kundër narkotikëve në Podujevë, ku është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia në Prishtinë, në kuadër të Planit Operativ “Vera 2026”. Aksioni ka ardhur pas informacioneve të siguruara nga policia se një person dyshohej se ishte i përfshirë në shitblerjen e substancave narkotike.

I dyshuari është ndaluar në një lokal në qytetin e Podujevës, ku gjatë kontrollit policor janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë paketime me një substancë që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe prova të tjera që mund të lidhen me rastin.

Personi i arrestuar me inicialet F.S., mashkull kosovar, është intervistuar nga hetuesit policorë. Ndaj tij është hapur procedurë për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Latest from Blog

Go toTop