by
October 1, 2025
1 min read

Orav: BE-ja do të vazhdojë të mbështesë punën e Avokatit të Popullit

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka uruar institucionin e Avokatit të Popullit në 25-vjetorin e themelimit, duke u zotuar në mbështetje të punës së tij.

Përmes një postimi në “X”, Orav u shpreh se zbatimi i plotë i rekomandimeve është jetik, si mbrojtje e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe ndjekjes së rrugës së integrimit të Kosovës në BE.

“Urime institucionit të Avokatit të Popullit për 25-vjetorin e tij!

Zbatimi i plotë i rekomandimeve të tij nga të gjitha institucionet e Kosovës është jetik, si një mbrojtje kyçe e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit dhe pjesë e rrugës së integrimit të Kosovës në BE.

BE-ja do të vazhdojë të mbështesë punën e Avokatit të Popullit” shkroi Orav.

Latest from Blog

​Rriten çmimet e grurit, orizit dhe pambukut

Rreziqet gjeopolitike dhe modelet klimatike shkaktuan një divergjencë të ndjeshme në tregjet e mallrave bujqësore në gjysmën e parë të vitit, me çmimet e grurit, orizit dhe pambukut që u rritën ndjeshëm.

Zjarr në një objekt në Begracë të Kaçanikut

Një objekt në fshatin Begracë të Kaçanikut është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Një qytetar ka vërejtur flakët në momentet e para dhe ka reaguar menjëherë, duke
Go toTop