September 24, 2025
1 min read

Orav bën homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku: Autorët të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata e t’i ndjekë penalisht

Sot janë bërë dy vjet prej se në Banjskë të Zveçanit, grupi terrorist i prirë nga Millan Radoiçiq e sulmoi Policinë e Kosovës, si pasojë e të cilit sulm mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa u plagos polici Alban Rashiti e u lëndua një tjetër.

Për këtë, sot, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë homazhe pranë varrit të heroit Bunjaku.

Orav ka thënë se autorët e sulmit duhet të mbahen përgjegjës dhe se BE pret që autoritetet në Serbi të kapin dhe ndjekin penalisht ata që gjenden në Serbi.

‘‘Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, i bëri homazhe sot oficerit të ndjerë të Policisë së #Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë në sulmin e shëmtuar në Banjska të kryer nga sulmues të armatosur serb të Kosovës dy vjet më parë. Ai përsëriti se autorët e sulmit duhet të mbahen përgjegjës dhe se BE pret që autoritetet në Serbi të kapin dhe ndjekin penalisht ata që gjenden në Serbi, dhe t’i përgjigjen kërkesës së ndërsjellë ligjore të Kosovës përmes kanaleve të përcaktuara’’, ka shkruar BE në postimin e saj.

Latest from Blog

Rezultatet e para në Deçan

KQZ pas përfundimit të votimit ka nisur edhe procesin e numërimit të votave në komunat e Kosovës. Në Deçan prin kryetari aktual Bashkim Ramosaj nga AAK-ja me 54.52 për qind, Jeton Mushkolaj
Go toTop