March 16, 2026
1 min read

Orav mbaron misionin në Kosovë, takimi lamtumirës me presidenten Osmani

Në një takim lamtumirës sot, Aivo Orav, ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë, falënderoi presidenten Vjosa Osmani për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij, duke theksuar se BE-ja mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës, ndërsa vendi avancon drejt Bashkimit Evropian.

“Në një takim lamtumirës sot, Aivo Orav ka falënderuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij si ambasador i BE-së në Kosovë, duke theksuar se BE-ja mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës, ndërsa vendi avancon drejt BE-së.”, thuhet në njoftim.

Orav pritet që së shpejti të marrë një detyrë të re diplomatike në Turqi. Lajmin e bëri të ditur Matti Maasikas, sekretar i përgjithshëm në detyrë në Shërbimin Evropian për Veprime të Jashtme (EEAS), i cili e falënderoi Oravin për punën e tij dhe i uroi sukses në detyrën e re.

Latest from Blog

Go toTop