September 24, 2025
1 min read

Osmani: Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar në përvjetorin e rënies heroin dhe rreshterin e Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në një postim në Facebook, Osmani ka pohuar se Bunjaku ra ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.

“24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme. Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën”.

“Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i pakthyeshëm e i përjetshëm”.

“Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!”, ka thënë Osmani.

Latest from Blog

Përfundon afati kalimtar në basketboll te meshkujt

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se ka përfunduar afati kalimtar në basketboll te meshkujt për basketbollistët vendorë. Sigal Prishtina ka rikthyer Jon Ismajlin nga Vëllaznimi, derisa me vendor u
Go toTop