September 25, 2025
1 min read

Osmani i kërkon sërish Kallasit heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Kaja Kallas në Nju Jork.

Sipas Osmanit, në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

Ndër të tjera, e para e vendi thotë se Kallasit ia ritheksoi edhe një herë domosdoshmërinë e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Në New York, takova përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, me të cilën diskutuam mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon”.

“Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim.  Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë”, ka shkruar Osmani.

Latest from Blog

Rezultatet e para në Deçan

KQZ pas përfundimit të votimit ka nisur edhe procesin e numërimit të votave në komunat e Kosovës. Në Deçan prin kryetari aktual Bashkim Ramosaj nga AAK-ja me 54.52 për qind, Jeton Mushkolaj
Go toTop