October 23, 2025
1 min read

Osmani: Kosova, dëshmi se forca e qytetarëve mund të ndërtojë dritë edhe nga plagët e luftës

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova nuk është thjesht një shtet i ri, por një dëshmi e gjallë se besimi, qëndrueshmëria dhe forca e qytetarëve mund të ndërtojnë dritë edhe nga plagët e luftës.

Ajo ka deklaruar se për të ishte nder të flasë sot në kuadër të “The Humboldt Speeches on Europe”, një forum prestigjioz për krerë shtetesh nga Evropa.

“Në këtë ndërtesë historike, në zemër të Berlinit, Kosova u paraqit si një histori e demokracisë që triumfon, e vlerave që bashkojnë dhe e shpresës që e bën Evropën më të fortë, më humane dhe më të bashkuar”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani po qëndron në Berlin, ndërsa më parë ishte në Aspen Institute, ku deklaroi se e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Sipas Presidentes Osmani, kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e tyre, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike.

Latest from Blog

Gjithë Kosova shkon në rinumërim

Gjatë ditës së sotme, kemi pranuar raport nga procesi i deritashëm i rinumërimit të vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Maroku “josh” Andres Iniestën

Legjenda e Barcelonës dhe e Kombëtares së Spanjës, Andres Iniesta, ka tërhequr vëmendjen e Federatës së Futbollit të Marokut. Sipas mediave spanjolle, ish ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës është ftuar
Go toTop