September 25, 2025
1 min read

Osmani: Kosova, vendi më pro-europian dhe më i sigurti në Europë

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar për takimin që pati dje me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, si dhe me disa presidentë e zyrtarë rajonalë.

Ajo tha se Kosova është vendi më pro-europian dhe më i sigurt i Europës dhe se do të vazhdojë rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

“Dje, në takimin tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, për përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor. Kosova, vendi më pro-evropian e më i sigurt në Evropë, do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE, në linjëzim të plotë me politikat e BE-së”.

Osmani po qëndron në Nju Jork të SHBA-së ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Latest from Blog

Rezultatet e para në Deçan

KQZ pas përfundimit të votimit ka nisur edhe procesin e numërimit të votave në komunat e Kosovës. Në Deçan prin kryetari aktual Bashkim Ramosaj nga AAK-ja me 54.52 për qind, Jeton Mushkolaj
Go toTop