October 28, 2025
1 min read

Osmani kthehet pas në kohë, tregon kujt ia dha rrogën e parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një udhëtim pas në kohë, duke rikujtuar fillimet e saj profesionale dhe mënyrën se si i menaxhoi pagat e para.

Në podkastin “3GO – Trego”, ajo rrëfeu se në moshën 17-vjeçare, menjëherë pas luftës, priste në radhë për një intervistë pranë zyrave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ajo zbuloi se rrogat e saj të para ua kishte dorëzuar prindërve, duke ua lehtësuar kështu atyre mbulimin e shpenzimeve, pasi të njëjtit kishin mbetur pa punë në atë periudhë të vështirë.

“Më kujtohet kur janë mbajtur zgjedhjet e para presidenciale. Dilsha nëpër shtëpia dhe shpërndaja fletushka. Pastaj si punë me angazhim të plotë në vitin ’99 menjëherë pas luftës, dilja çdo ditë prisja në radhë për një intervistë para zyrave të UN (Organizata e Kombeve të Bashkuara). Nuk kisha shumë besim që mund ta fitoja atë shans, ende 17-vjeçare isha, por kisha vetëbesim”, tha Osmani.

“Rrogën e parë ua kam dhënë prindërve komplet, edhe të dytën, edhe të tretën edhe të dhjetën. Për mua ka qenë ndjenjë e jashtëzakonshme me pasë mundësi me ndihmu familjen, me pasë mundësi motrat dhe vëllai mos me mendu më a munden me i mbulu shpenzimet e shkollimit dhe prindërit mos me pasë më brengën edhe ngarkesën që e kanë pasë nga viti 89 kur i kanë larguar nga puna. E fitova vendin e punës, dhe prej ‘99 punoi kurrë pa ndalë, një pjesë të madhe të jetës nga tri vende të punës. Për mua ka qenë ndjenjë shumë pozitive”, shtoi ajo.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop