Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e 3 dhe 4 shkurtit në Mitrovicë, ku 10 civilë shqiptarë mbetën të vrarë nga bandat kriminale serbe, e 25 të tjerë mbetën të plagosur.
Osmani tha se ky ishte një krim i hapur kundër njerëzimit, një përpjekje brutale për ta thyer shpirtin e një qyteti dhe për ta zhdukur praninë e shqiptarëve në pjesën veriore të këtij qyteti, pasi 26 vjet më parë 1 564 familje me gjithsej 11 364 anëtarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.
“Mitrovica qëndroi dhe nuk u thye, ndaj ky krim nuk do të harrohet kurrë dhe drejtësia do të mbetet kërkesë e pandalshme”, ka shkruar ajo.
“Përulemi para viktimave dhe qëndrojmë pranë familjeve të tyre, ngase e vërteta, kujtesa dhe drejtësia janë themeli mbi të cilin ndërtohet paqja e qëndrueshme”.