November 27, 2025
1 min read

Osmani në Boondsteel për ‘Thanksgiving’, falënderon ushtarët amerikanë për kontributin në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani bashkë me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, kanë kremtuar Festën e Falënderimeve në kampin Bondsteel.

E para e shtetit shprehu mirënjohjen për ushtarët amerikanë që kanë qenë gjithmonë pranë Kosovës, “në ditët më të vështira dhe në ditët më të mira për popullin tonë.”

“Sot, në Festën e Falënderimeve, pata nderin t’u bashkohem sërish në kampin Bondsteel për t’ua shprehur mirënjohjen tonë për kontributin e tyre për paqe dhe siguri në Kosovë dhe përtej.” – ka shkruar Osmani.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop