September 25, 2025
1 min read

Osmani në takimin e Kallas në Nju Jork me disa presidentë nga rajoni, Serbinë e përfaqësoi Marko Gjuriq

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka bërë bashkë udhëheqës e zyrtarë nga Ballkani Perëndimor në një takim në Nju Jork ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Nga Kosova në këtë takim mori pjesë presidentja Vjosa Osmani, nga Shqipëria presidenti Bajram Begaj, nga Mali i Zi presidenti Jakov Milatoviq, nga Maqedonia e Veriut presidentja Gordana Siljanovska Davkova, ndërsa Serbia e Bosnja e Hercegovina u përfaqësuan nga shefat e diplomacisë, Marko Gjuriq dhe Elmedin Konakoviq.

Fotografi nga ky takim ndau presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, e cila tha se i ka shpalosur disa ankesa kryediplomates europiane Kallas për “standarde të dyfishta” dhe se Ballkani Perëndimor i takohet BE-së.

“Vura në dukje nevojën për t’i dhënë fund më në fund standardeve të dyfishta, sepse ato nuk janë as një sjellje europiane dhe as një vlerë europiane, por sjellje anti-europiane. Kujtova se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është thelbësor jo vetëm si një proces zgjerimi, por si një riintegrim themelor i rajonit në Europë, ku historikisht dhe kulturalisht kemi qenë gjithmonë pjesë. Është një ilaç për dilemat e sigurisë dhe përçarjet e reja që tashmë po shfaqen.  Besoj se BE-ja, si në kohë të vështira në të kaluarën, do të tregojë kreativitet dhe unitet. Është e rëndësishme që Ballkani Perëndimor të perceptohet si një i tërë dhe nëse ka një hendek në ritmin e përparimit midis vendeve, kjo mund të shkaktojë përçarje shtesë në vend të bashkimit”, tha ajo.

Ankesat e saj duket se vijnë për shkak të ndarjes nga pakoja e Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, e cila përparoi në rrugën e saj drejt çeljes së kapitujve të rinj të anëtarësimit.

Nga Kosova në Nju Jork tashmë janë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe vartësja e tij, Donika Gërvalla.

Kurti iu bashkua kësaj ngjarje më vonë se Osmani e Gërvalla.

Gjithashtu, në Nju Jork gjendet edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Latest from Blog

Gratë nervozohen më shpejt se burrat

Ndryshimet në mënyrën se si gratë dhe burrat reagojnë ndaj stresit janë të shumta, dhe ato kanë bazë në aspekte biologjike, psikologjike dhe sociale. Një nga faktorët kryesorë është estrogjeni, hormon që
Go toTop