November 3, 2025
1 min read

Osmani për Njesinë e Operacioneve Speciale të FSK-së: Krenaria, nderi dhe zemra e pathyeshme e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së është krenaria, nderi dhe zemra e pathyeshyme e Kosovës.

Osmani ka thënë se ata nuk mbajnë vetëm uniformën e shtetit, por edhe amanetin e lirisë sonë.

“E stërvitur dhe e përgatitur sipas doktrinës së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për ta mbrojtur atdheun në çdo moment dhe në çdo pëllëmbë të vendit, kjo është Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së: krenaria, nderi dhe zemra e pathyeshme e Kosovës. Ata nuk mbajnë vetëm uniformën e shtetit, por edhe amanetin e lirisë sonë!” ka thënë Osmani.









Latest from Blog

Go toTop