November 20, 2025
1 min read

Osmani: Qëndroj dhe do të qëndroj shumë gjatë duke mbrojtur interesim e Republikës së Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ajo ka punuar, punon dhe do të punojë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe të Republikës.

Në një konferencë për media, ajo u përgjigj kështu kur u pyet për akuzat për vendosjen e mbajtjes së zgjedhjeve më 28 dhjetor, datë që e ka parapëlqyer Lëvizja Vetëvendosje.

“Siç po e shihni përkundër këtyre akuzave pesë vjeçare dhe pas shumë të tjerave që do të  vijnë edhe sonte edhe nesër, edhe pasnesër, unë qëndroj, dhe do të qëndroj edhe shumë gjatë në duke mbrojtur interesin e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

“Ata që akuzojnë pa lexuar, pa analizuar dhe pa menduar gjatë është mirë të mendojnë se edhe pas këtyre zgjedhjeve do të vijnë tek unë për të kërkuar mandatin edhe pas këtyre zgjedhjeve. Është mirë që gjuha që përdoret në politikë të jetë brenda suazave normale, unë i kuptoj kritikat, por detyra ime si presidente është që të kemi një datë kur zgjedhjet mund të organizohen”, ka thënë Osmani. 

Latest from Blog

Go toTop