February 5, 2026
1 min read

Osmani takohet me Bin Rashid al Maktoumin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetaren e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve, Sheikha Latifa bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Takimi zuri vend në Emiratet e Bashkuara Arabe, atje ku po mbahet Samiti botëror për qeverisje.

“Një pasdite në shoqërinë e grave lidere, me nikoqire lartmadhërinë e saj, Sheikha Latifa bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve.

Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë sesa miqësi: kanë hapësirë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi edhe në në kulturë, krijimtari, art dhe inovacion”, u shpreh presidentja.

Kjo është një nga shumë takimet që Osmani ka zhvilluar në EBA, me të arritur për samit./ 

Latest from Blog

KQZ miraton planin e punës për vitin 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim për miratimin e planit të punës për vitin 2026. Ky plan, sipas KQZ-së, është përgatitur në përputhje me Planin Strategjik të
Go toTop