September 26, 2025
1 min read

Osmani takon kongresistin Keith Self, e falënderon për mbështetjen që i jep Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar në New York kongresistin Keith Self.

Self është njëherësh Kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Gjatë qëndrimit në New York, pata kënaqësinë ta takoj mikun e Kosovës, Kongresistin Keith Self, Kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Gjithnjë falënderues për mbështetjen e tij të pakursyer për Kosovën dhe popullin tonë”.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop