Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun nga Sierra Leones, Julius Maada Bio, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas njoftimit, e para e shtetit tha se me të diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, në përfitim të qytetarëve dhe për adresimin e sfidave të përbashkëta.
“Kosova mbetet e përkushtuar të ndërtojë partneritete të forta e të qëndrueshme me vende në mbarë botën.”