March 5, 2026
1 min read

Osmani: Tri ditët e Epopesë, janë histori e shkruar me qëndresë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur në seancën solemne që po mbahet në nder të Epopesë së UÇK-së.

Ajo foli për rëndësinë historike të datave 5, 6 dhe 7 mars, duke thënë se tri ditët e Epopesë, janë histori e shkruar me qëndresë.

“Marsi simbolizonte luftën dhe guximin… Ishte muaji i përballjeve që vendosën drejtimin e historisë sonë. Pikërisht më 5, 6 dhe 7 mars, në zemër të Prekazit, historia jonë mori drejtim të ri. Atje, qëndresa, sakrifica dhe heroizmi i familjes Jashari vendosën themelet e së ardhmes sonë. Në atë betejë të Kullave në Prekaz qëndroi komandanti legjendar Adem Jashari, i cili, së bashku me familjen e tij, zgjodhi lirinë para frikës dhe nderin para jetës.Tri ditët e Epopesë, janë histori e shkruar me qëndresë para së cilës përkulemi sot”, tha Osmani mes tjerash.

Latest from Blog

Go toTop