January 26, 2026
1 min read

Osmani uron Ditën e Australisë: Mbetemi të përkushtuar për të thelluar partneritetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Australisë, duke thënë se Australia është një aleat i hershëm dhe një shtëpi krenare për shumë anëtarë të diasporës sonë.

Osmani përmes një postimi në “X” tha se mbetemi të përkushtuar për të thelluar partneritetin tone.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të thelluar partneritetin tonë dhe për t’i afruar vendet tona edhe më shumë. Urime të ngrohta për një ditë të mbushur me krenari, unitet dhe sukses të vazhdueshëm”, ka shkruar Osmani.

Latest from Blog

Go toTop