December 5, 2025
1 min read

Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forcojmë partneritetin

Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar shtetin e Tajlandës për Ditën e tyre Kombëtare.

Përmes një postimi në X, Osmani tha se Kosova e vlerëson miqësinë me Tajlandën, dhe progresin e arritur bashkë.

“Kosova e vlerëson miqësinë që kemi ndërtuar dhe progresin që kemi arritur së bashku. Ne mezi presim të forcojmë edhe më tej partneritetin tonë, të zgjerojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe t’i afrojmë popujt tanë edhe më shumë”, ka shkruar e para e vendit në X.

Latest from Blog

Krerët e shtetit nderojnë viktimat e Reçakut

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Dimal Basha, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. Homazhet u mbajtën në nderim të 45 viktimave që u masakruan 27
Go toTop