Ka ndërruar jetë Nëna e dy dëshmorëve të kombit, Tahir dhe Agim Mazrrekaj, nga Sllupi, Zymë Mazrekaj.
Njoftimin e për vdekjen e saj e ka bërë Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
OVL të UÇK-së, shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Mazrekaj dhe të gjithë dashamirëve, po ashtu njofton se varrimi i të ndjerës bëhet nesër në varrezat e fshatit Sllup, në orën 14:00.