February 10, 2026
1 min read

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar!

Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar pas lirimit me kusht të ish-komandant “Topit”, Haxhi Shalës.

Përmes një postimi në Facebook, OVL-UÇK i ka uruar shëndet Shalës, dhe gjithë të mirat pranë familjes.

“Mirë se vjen, bashkëluftëtar! Të urojmë shëndet dhe gjitha të mirat në jetë pranë familjes dhe njerëzve të tu”, shkruhet në postim.

Shala u lirua me kusht nga Specialja pasi i njëjti i ka dërguar letër Ekaterina Trendafilovas, në të cilën është shprehur i penduar.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop