December 9, 2025
1 min read

Pacienti largohet nga Enti Special në Shtime, policia nis kërkimet

Një pacient është larguar pa autorizim të hënën nga Qendra për Integrim dhe Rehabilitim Social e Komuniteteve të Pasigurta.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se personi në fjalë, me inicialet A.E., nuk është përsëritës i këtij lloji të veprimit.

Pacienti është shpallur në kërkim dhe vazhdon ende të jetë i pa kapur nga autoritetet.

“Jemi njoftuar se pacienti m/sh/k prej orës 12:30 nuk është në Q.I.R.S.K.P. Vlenë të ceket se i njejti nuk është recidivist i ikjeve nga enti. Personi vërehet në pamje fizike që është me të meta dhe po ashtu me njërën këmbë çalon, i gjatë është rreth 170 cm”, deklaroi Veseli.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop