Behgjet Pacolli ka kujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se Rugova ishte simbol i mençurisë, durimit dhe i rezistencës paqësore të popullit të Kosovës.
Pos tjerash, ish-presidenti tha se Rugova me fjalë dhe vizion të qartë, i dha Kosovës zë dhe dinjitet në kohë të vështira.
“Kam pasur fatin ta njoh personalisht dhe të bindem se madhështia e tij qëndronte në thjeshtësi, urtësi dhe dashuri të sinqertë për atdheun. Kujtimi i tij mbetet i gjallë. Lavdi veprës dhe jetës së tij”, ka shkruar Pacolli.